Vazhdon nxjerrja e minatorëve në Kil

Bota

Vazhdon nxjerrja e minatorëve në Kil

Më: 13 tetor 2010 Në ora: 10:50

Në Kil vazhdon nxjerrja e minatorëve të cilët më shumë se dy muaj mbetën të ngujuar në galeritë e nëntokës.

Kapsula speciale pritet t’i nxjerrë 33 minatorët nga thellësia 625 metra lart në sipërfaqen e tokës.

Deri tash në sipërfaqe kanë dalur katër minatorë.

Operacioni pritet të zgjatë dy ditë.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ishte aty për t’i përshëndetur minatorët sapo ata dilnin në sipërfaqe.

Minatorët kaluan 69 ditë në minierën e arit dhe të bakrit në shkretërën kiliane Atakama.

Ata kanë shënuar rekordin e kohëzgjatje së qëndrimit nën tokë pas aksidentit në minierë.

Gjatë 17 ditëve të para të ngujimit, besohej se minatorët kishin vdekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat