Përfundon me sukses nxjerrja e 33 minatorëve nga nëntoka

Bota

Përfundon me sukses nxjerrja e 33 minatorëve nga nëntoka

Më: 14 tetor 2010 Në ora: 07:58

Presidenti i Kilit Sebastian Pinera kryesonte një grup të pjesëtarëve të skuadrave të shpëtimit, që këndonin me mjaft emocion himnin kombëtar të mërkurën në mbrëmje, teksa i fundit i 33 minatorëve, u nxor nga galeria në mënyrë të suksesshme, pas më shumë se 2 muajve nëntokë.

Luis Urzua, përgjegjësi i skuadrës së minatorëve në 5 gusht kur miniera pësoi shembje, ishte njeriu i fundit që doli nga nëntoka gjatë një transmetim të gjatë dramatik, i cila u përcoll anembanë botës.

Urzua është vlerësuar, pasi ruajti qetësinë e minatorëve të tjerë teksa ekipet e shpëtimit gërrmonin gjysëm kilometri sipër tyre për të gjetur nëse kishte të mbijetuar , dhe se si t’i nxirrnin ata prej andej.

Fotot dhe profilet e minatorëve kilian të cilët kanë qenë bllokuar nën tokë për 69 ditë.

Inxhinierët ndërtuan një ashensor të ngushtë që e dërguan nëntokë, duke i nxjerrë njerëzit një nga një deri sa të 33 minatorët u ribashkuan mes gëzimit dhe lotëve me familjarët e të afërmit e tyre.

Presidenti i Kilit Sebastian Pinera u takua me çdo minator, sapo dilte nga kapsula e shpëtimit.

Disa nga minatorët u lutën sapo dolën nga kapsula, përpara se të merreshin menjëherë për ekzaminimet mjekësore.

Minatorët ishin të bllokuar nën tokë për 69 ditë- koha më e gjatë e shënuar deri tani në situata të ngjashme.

Pinera lavdëroi përpjekjet e skuadrave të shpëtimit, duke thënë se njerëzit u shpëtuan me besim, unitet dhe shpresë.

Ai tha se punonjësit e skuadrave të shpëtimit dhanë krejtësisht veten e tyre në përpjekjet e shpëtimit të minatorëve gjatë periudhës 69 ditore.

Ai falënderoi familjet për besimin e tyre të palëkundur dhe të gjithë kilianët për solidaritetin dhe fjalët e tyre inkurajuese.

I fundit nga 6 punonjësit e shpëtimit që ishin nën tokë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit, doli në sipërfaqe mbas mesnatës, 24 orë mbasi minatori i parë doli nga nëntoka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat