Sipas një studimi shtohen qëndrimet armiqësore ndaj të huajve

Bota

Sipas një studimi shtohen qëndrimet armiqësore ndaj të huajve

Më: 14 tetor 2010 Në ora: 15:24

Në Gjermani, sipas një studimi, rezulton se po shtohet përsëri numri i njerëzve me qëndrime ekstremiste të djathta, armiqësore ndaj të huajve dhe antidemokratike.

Pas një rënieje të lehtë në vitet e fundit, në vitin 2010 vihet re një kthesë dramatike, thuhet në një studim të universitetit të Lajpcigut të prezantuar në Berlin, i cili u përgatit me porosi të fondacionit Friedrich Ebert të afërt me Partinë Socialdemokrate (SPD).

Si sinjal alarmi studiuesit cilësuan faktin, se shumë njerëz janë të pakënaqur me gjendjen e demokracisë, apo ndjehen të përjashtuar nga shoqëria. Përveç kësaj u konstatua një aprovim i deklaratave anti-islame. Afro 60% e të pyeturve kërkuan kufizimin e ushtrimit të fesë për myslimanët. Shoqatat e fesë islame shprehën shqetësim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat