Klinton: Shtetet anëtare të japin kontributin e duhur në NATO

Bota

Klinton: Shtetet anëtare të japin kontributin e duhur në NATO

Më: 15 tetor 2010 Në ora: 08:34

Sekretaria amerikane e shtetit, Hillary Klinton shprehu shqetësimin se shkurtimet drastike të Britanisë së Madhe për mbrojtjen mund të minojnë aleancën e NATO-s.

Sekretarja amerikane e Shtetit i tha dje Agjencisë britanike të Lajmeve BBC se 28 shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të japin kontributin e duhur në NATO për të ruajtur atë që ajo e cilësoi si aleanca më e suksesshme në historinë botërore.

Pritet që qeveria britanike të njoftojë një pakësim të madh të shpenzimeve për mbrojtjen për vitin e ardhshëm. Edhe vende të tjera anëtare kanë në plan të bëjnë pakësime në buxhetet e tyre të mbrojtës si pjesë e masave të rrepta si pasojë e krizës globale ekonomike.

Klinton ishte në Bruksel ku ajo dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates morën dje pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Këta dy zyrtarë të lartë amerikanë theksuan nevojën e anëtarëve për të kontribuar me fonde për projektet e propozuara për mbrojtje, në të kundërtën aleanca e NATO-s rrezikon të dobësohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat