Kinë: Rritet numri i viktimave nga fatkeqësia në një minierë

Bota

Kinë: Rritet numri i viktimave nga fatkeqësia në një minierë

Më: 17 tetor 2010 Në ora: 09:42

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit në një minierë qymyri në provincën qendrore kineze Henan ka arritur në të paktën 26. Ekipet e shpëtimit sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Xinhua po vazhdojnë kërkimet për 11 minatorë të tjerë, që kanë mbetur brenda nën tokë. Rreth 240 minatorë mundën të shpëtonin menjëherë pas shpërthimit në minierën e qymyrit në Yuzhou. Presidenti i Kilit Sebastian Pinera ofroi ndihmë pas shpëtimit spektakular të 33 minatorëve nga një minierë në shkretëtirën Atacama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat