Skandaloze: Fëmijët serbë, stërvitje ushtarake në Rusi

Kronikë e zezë

Skandaloze: Fëmijët serbë, stërvitje ushtarake në Rusi

Më: 21 tetor 2010 Në ora: 17:27

Një lajm i botuar në disa faqe interneti, që flet për të mitur serbë që stërviten në një kamp ushtarak në Rusi, ka shokuar mbarë opinionin ndërkombëtar.

Lajmi, i shoqëruar me foto, tregon fëmijë serbë të moshave nga 7 në 15 vjeç, që mësojnë përdorimin e armëve të zjarrit, thikave, hedhjen e bombave dhe teknika të tjera luftarake në kampin veror të Sibirit.

Prokuroria serbe ka reaguar duke paralajmëruar se do të hapë një hetim mbi abuzimet që bëhen me fëmijët në kampin veror rus.

Ndërkohë që në Rusi lajmi në fjalë nuk ka shkaktuar asnjë reagim, pasi stërvitja ushtarake e fëmijëve është dicka normale në këtë vend.

Fëmijët serbë janë dërguar në Rusi përmes “Frontit Patriotik”, një shoqatë e veteranëve të luftës të viteve 1990-99.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat