Top Sekretet e SHBA në Wikileaks

Bota

Top Sekretet e SHBA në Wikileaks

Më: 29 nëntor 2010 Në ora: 11:37

(E plotësuar)

Ahmadinexhad një “Hitler”, Sarkozy “mbreti lakuriq”

Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad është cilësuar si një “Hitler” i kohëve modern. Gjithnjë referuar dokumenteve sekrete të Wikileaks të publikuara të dielën nga faqja e famshme dhe që flasin për sekretet e Shteteve të Bashkuara. Muamar Gedafi, i tërhequr pas infermiereve bjonde, Hamid Karzai, udhëhiqet nga paranoja, Nikolas Sarkozi, mbreti lakuriq dhe Silvio Berluskoni, organizatori i “festave të egra”.

Ky është shkrimi në kopërtinën e së përjavëshmes gjermane Der Spiegel e cila pretendon se ky është këndvështrimi amerikan për disa nga liderët botërorë në dokumentet e Wikileaks që pritet të publikohen së shpejti.

SHBA të frikësuara nga afrimi Berluskoni-Putin

Një alencë intriguese. Të tillë e kanë cilësuar zyrtarët amerikane në Itali afrimin mes dy prej personazheve të njohura të politikës botërore. Diplomatët amerikanë në Romë kanë raportuar në vitin 2009 për atë çka e cilësuan marrëdhënie të jashtëzakonshme mes kryeministrit rus Vladimir V. Putin dhe kryeministrit Italian Silvio Berlusconi. Manjati Italian i medias dhe i pushtetshmi Putin sipas diplomatëve amerikanë kanë shkëmbyer dhurata të majme përveçse kanë nënshtruar një sërë marrëveshjes për energjinë. Diplomatët nënvizuan se Berlusconi duket se vazhdimisht po shndërrohet në një gojë të Putinit në Evropë.

Mbreti i Arabisë i kërkoi SHBA-ve të sulmojnë Iranin

Mbreti i Arabisë Sauditë Abdullah i ka kërkuar vijimësisht Shteteve të Bashkura të Amerikës së sulmojnë Iranin për të shkatërruar projektin nuclear.

Duke ju referuar një takimi sekret mes sekretarit amerikan David Petraeus në prill të vitit 2008, ambasadori i Arabisë Saudite në Uashington Adel Al-Jubeir thotë se “ai ju kërkon ju që ti prisni kokën gjarprit”.

Në dokumente thuhet gjithashtu se një alarm është dhënë nga sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates që në muajin shkurt për rrezikun e përhapjes së fenomenit nuklear pas një sulm të mundshëm të Izraelit në lindjen e mesme.

Korrupsioni, zv.presidenti afgan drejt Arabisë me 52 milion USD

Dyshime të forta për korrupsion në qeverinë afgane.

Teksa zëvendës/presidenti i Afganistanit po udhëtonte drejt Emirateve të Bashkuara Arab vitin e shkuar rezulton se autoritetet lokale që ishin të angazhuara me luftën ndaj drogës zbuluan se ai kishte me vete një sasi prej 52 milion dollarësh CASH. Një zyrtar amerikan në ambasadën në Kabul sic raporton ne dokumente Wikileaks e cilësoi këtë shumë si tejet të madhe dhe hodhi dyshime për faktin se si Ahmed Zia Massoud ishte lejuar të mbante me vete kaq para pa treguar burimin e tyre apo destinacionin.

BE plan sekret për të bojkotuar ceremoninë e Ahmadinexhad

Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Teheran së bashku mësohet se kishin rënë dakord të bojkotonin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Ahmadinexhad pas zgjedhjes së tij në vitin

2009. Sipas dokumenteve të Wikileaks një zyrtar francez i tha një zyrtari amerikan në Paris se “është shumë e vështirë të mbahet sekreti teksa 27 vende janë të përfshirë por ne do të përpiqeni ta bëjmë”. Në këtë eveniment pranoi të thyente marrëveshjen vetëm përfaqësuesi i Suedisë, vendi që mbante presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Ambasadat e tjera dërguan përfaqësues të niveleve të ulëta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vet nuk kanë një ambasador në Teheran që kur u prishën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1979.

SHBA përgjoi Ban Ki-Moon e përfaqësuesit e Rusisë në OKB

Uashingtoni ka drejtuar një fushatë të shërbimeve sekrete me objektiv kreun e Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon dhe përfaqësuesve të Kinës, Rusisë, Francës dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara. Një direktivë e klasifikuar është dhënë për agjentët amerikane dhe sipas dokumenteve sekrete të Wikileaks pikësynimi ishin detajet teknike përfshirë passvvordet, kodet personale. Gjithashtu nën shenjestër të shërbimeve sekrete amerikane kanë qenë numrat e kartave të kreditit, adresat e e-maileve, telefonat, fakest e këtyre personazheve të hierarkisë së Kombeve të Bashkuara. Në këtë operacion janë përfshirë FBI, CIA dhe shërbimet e tjera inteligjente brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas dokumenteve të bëra publike nga VVikileaks, shërbimet amerikane të zbulimit kanë përdorur agjentë të tyre të cilët janë dërguar në shumë takime legale në vende të ndryshme të botës duke u paraqitur si diplomatë.

Megjithatë sqarohet se jo të gjithë diplomatët janë agjentë.

Qeveria kineze udhëhoqi sulmin ndaj Google

Shërbimi diplomatik amerikan dhe shërbimet e inteligjencës siç zbuln Ëikileaks kanë patur dyshime të forta se autoritetet kineze kanë orkestruar një fushatë sulmi në kompiutera me objekt Google dhe qeveritë perëndimore. “Google ishte pjesë e një fushate sulmi kompiuterik nga operativë të qeverisë dhe ekspertësh të informatikës të rekrutuar nga qeveria kineze”, thuhet në dokumentet sekrete të SHBA-ve. Njëkohësisht mendohet se operativët kinezë kanë ndërhyrë në kompiutera në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, vendet aleate. Sulmi synonte edhe infiltrimin tek dizidentët kinez dhe llogaritë e tyre në “gmail”.

SHBA, Sllovenisë: Një takim me Obamën nëse merrni një të burgosur nga Guantanamo

Pazare për të zbrazur burgun e Guantanamos. Dokumentet e zbuluara në internet në Wikileaks thonë se diplomatët amerikanë kanë bërë presion ndaj vendeve të huaja për të shpëndarë të burgosur të Guantanamos bazuar në një postulat të Departamentit të Shtetit “Le të bëjmë një marrëveshje”. Sllovenisë raportohet se i është ofruar dhënia e një të burgosuri nga Guantanamo në këmbim të një takimi me Presidentin Barack Obama ndërsa republikës së Kiribatit i janë ofruar shumë të majme miliona dollarësh për të marrë të burgosur me origjinë kinezë. Sipas këtyre dokumenteve thuhet se amerikanët i sugjeruan Belgjikës se nëse do të pranonte disa të burgosur nga Guantanamo do ta kishte më të lehtë dhe më pa kosto të rriste fuqinë e saj brenda Evropës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat