Publikimet e më shumë se 250 mijë dokumenteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga WikiLeaks, i kanë dëmtuar përpjekjet diplomatike, tha nënsekretari amerikan i shtetit Uiliam Bërns.
“Realiteti është që thyerja e neveritshme e besimit, që kemi parë përmes zbulimeve të WikiLeaks ka shkaktuar dëm të madh në aftësinë tonë për të kryer aktivitete diplomatike”, ka thënë Bërns para një komiteti amerikan të Kongresit.