Erdogan akuzon diplomatët amerikanë për shpifje

Bota

Erdogan akuzon diplomatët amerikanë për shpifje

Më: 1 dhjetor 2010 Në ora: 19:55

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar të dërguarit amerikanë për shpifje, pasi që në publikimin e postës diplomatike nga WikiLeaks thuhet se ai ka xhirollogari në bankat zvicerane, e portertizojnë atë si autoritar që e urren Izraelin dhe që po e udhëheq një qeveri me ndikime islamike.

Reuters shkruan se në mesazhet e lëshuara nga WikiLeaks, zbulohet po ashtu një raport kompleks në mes të SHBA-së dhe aleatit të saj të NATO-s, ku diplomatët amerikanë dyshojnë për orientimin perëndimor të Ankarasë në kohën kur kishte përplasje me zyrtarët turq mbi programin bërthamor të Iranit.

“Shtetet e Bashkuara duhet t’i thërrasin diplomatët e tyre për të dhënë llogari”, ka thënë Erdogan.

“Pikësëpari SHBA-ja është përgjegjëse për shpifjet që diplomatët kanë bërë me intepretimet e tyre të gabuara. Ka gënjeshtra dhe të pavëteta në këto dokumente”, ka thënë Tajip Erdogan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat