Amazon ndërpret Wikileaks

Bota

Amazon ndërpret Wikileaks

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 10:14

Amazon, serverat e së cilës përdoreshin nga Wikileaks njoftoi ndërprerjen e këtij shërbimi për faqen e internetit që po bën publike materialet sekrete të Departamentit të Shtetit.

Lëvizja e gjigandit amerikan të hosteve u mirëprit nga zyrtarët amerikanë.

“U bëj thirrje të gjitha kompanive apo organizatave të tjera të cilat mbështesin Wikileaks të ndërpresin menjëherë bashkëpunimin me të”, deklaroi kreu i Komitetit të Sigurisë në Senatin amerikan, Xho Liberman.

Amazon u shfrytëzua nga Wikileaks pas sulmeve pirate ndaj serverave të saj të mëparshëm të vendosur në Suedi. Wikileaks gjatë ditës së djeshme nuk mund të arrihej, por në orët e vona të pasdites u rikthye në funksionale, siç duket me servera të rinj, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat