WikiLeaks: Lideri turkmen “jo shumë i zgjuar”

Bota

WikiLeaks: Lideri turkmen “jo shumë i zgjuar”

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 16:35

Në një dokument të ambasadës amerikane të publikuar nga faqja WikiLeaks, lideri i Turkmenistanit është përshkruar si "jo shumë i zgjuar", "dyshues ndaj shumë njerëzve" dhe "gënjeshtar i praktikuar".

Mesazhi që është dërguar në vitin 2009 nga ish e ngarkuara me punë, Sylvia Reed Curran, nuk e zbulon identitetin e burimit, i cili e ka bërë analizën e presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov.

Mesazhi i klasifikuar gjithashtu thotë se presidentit turkmen nuk i pëlqejnë Shtetet e Bashkuara, Irani apo Turqia, por i pëlqen Kina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat