WikiLeaks tregon për korrupsion masiv në Afganistan

Bota

WikiLeaks tregon për korrupsion masiv në Afganistan

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 18:31

Qindra komunikime diplomatike të publikuara nga faqja elektronike WikiLeaks e përshkruajnë Afganistanin si një vend ku korrupsioni sundon në çdo nivel të qeverisë.

Komunikimet e nisura nga ambasada amerikane në Kabul e përshkruajnë shkallën e korrupsionit në qeverinë afgane si të tejskajshme me akuza që përfshijnë ryshfete, larje parash dhe përfitime nga tregtia e drogës.

Dokumentat e përshkruajnë presidentin Hamid Karzai si njeri të dobët dhe të paefektshëm. Një komunikim e përshkruan ministrin e Bujqësisë Asif Rahimi si të vetmin anëtarë të kabinetit afgan të pakorruptuar.

Faqja elektronike WikiLeaks ka publikuar mijëra dokumente sekrete këtë javë duke acaruar botën diplomatike.

Dje, kompania amerikane që i siguron shërbimin elektronik WikiLeaks e hoqi atë nga shërbimi pasi faqja ishte objektiv i mijëra sulmeve kibernetike dhe kërcënonin qëndrueshmërinë e shërbimit të internetit. Faqja WikiLeaks u rishfaq pas disa orësh duke e marrë shërbimin nga një kompani zvicerane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat