OKB, e shqetësuar për presionet mbi WikiLeaks-in

Bota

OKB, e shqetësuar për presionet mbi WikiLeaks-in

Më: 9 dhjetor 2010 Në ora: 17:56

Kreu i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka shprehur shqetësimin për presionin e ushtruar ndaj kompanive që t'i ndalojnë shërbimet financiare apo të internetit për WikiLeaks-in.

Ajo shtoi se hapa të tilla mund "të interpretohen si përpjekje për të censuruar publikimin e informacioneve, çfarë mund të jetë shkelje e lirisë së shprehjes së WikiLeaks-it".

Kompanitë e kartave të kreditit MasterCard dhe Visa si dhe Posta Zvicerane ndërprenë shërbimet financiare për WikiLeaks-in.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat