Policët spanjollë dënohen për torturat kundër pjesëtarëve të ETA-s

Bota

Policët spanjollë dënohen për torturat kundër pjesëtarëve të ETA-s

Më: 31 dhjetor 2010 Në ora: 09:40

Katër pjesëtarë të policisë spanjolle Guardia Civil janë dënuar me heqje lirie prej dy deri në katër vjet e gjysmë për shkak të torturave të kryera kundër aktivistëve të ETA-s. Gjykata konsideroi se ka dëshmi të mjaftueshme që policët kanë rrahur dy aktivistë të Organizatës Ilegale Baske, ETA, i kanë zhytur disa herë në një lumë dhe i kanë kërcënuar ata me vdekje. Ndërkaq, 11 nëpunës të tjerë janë liruar nga akuzat. Dy pjesëtarët të ETA-s ishin arrestuar më 2008 nën dyshimet për sulmin me bombë në aeroportin e Madridit. Si pasojë e atentatit në vitin 2006 jetën patën humbur dy njerëz dhe ishin plagosur 41 të tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat