Tunizi: Mbyllen shkollat dhe universitetet

Bota

Tunizi: Mbyllen shkollat dhe universitetet

Më: 11 janar 2011 Në ora: 08:57

Gjatë protestave të fundit në Tunizi janë vrarë këtë të hënë të paktën dhjetë persona. Korrespondentët nga ky vend njoftojnë, se policia ka hapur zjarr në qytetin Kaserine në perëndim të vendit kundër demonstruesve dhe ka qëlluar mbi masën e njerëzve.

Në këtë mënyrë numri i viktimave të deritanishme është rritur në 30 persona. Qeveria në Tunizi ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve.

Shkaku i protestave të para të nxënësve dhe studentëve që prej viteve 80-të është papunësia e lartë në vend dhe frustrimi për shkak se shumica e popullatës nuk ka mundësi të marrë pjesë në shpërndarjen e pasurisë së vendit.

Presidenti i Tunizisë, Zine el Abidine Ben Ali, premtoi në një fjalim televiziv, se deri në vitin 2012 do të hapen edhe 300.000 vende të reja pune.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat