Viktima të reja nga gripi i derrit

Bota

Viktima të reja nga gripi i derrit

Më: 11 janar 2011 Në ora: 15:18

Pesë persona kanë humbur jetën nga gripi i derrit që ka shpërthyer këtë sezon në Kroaci dhe Bosnjë.

Instituti i Shëndetit Publik tha se një 46-vjeçar i infektuar me virusin A-H1N1 ka vdekur në spital të Zagrebit, ndërsa vuante dhe nga çrregullime të tjera kronike. Kjo ishte viktima e tretë në këtë vend.

Deri tani, testet laboratorike kanë konfirmuar se rreth 300 njerëz janë të prekur nga ky virus në Kroaci.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore në Bosnjë njoftojnë për vdekjen e një 55-vjeçari, i cili shënon viktimen e dytë nga A-H1N1.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat