Tunizia në valën e ndryshimeve pas protestave

Bota

Tunizia në valën e ndryshimeve pas protestave

Më: 12 janar 2011 Në ora: 14:37

Presidenti i Tunizisë, Zine al Abidine Ben Ali, ka larguar nga detyra ministrin e brendshëm pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.

Presidenti ka urdhëruar lirimin e gjithë protestuesve që janë arrestuar gjatë trazirave.

Protestat e fundit në Tunizi u nxitën nga shkalla e lartë e papunësisë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë. Demonstratat, që më pas u kthyen në të dhunshme, filluan rreth një muaj më parë. Raportohet se 23 persona kanë vdekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat