Gjendje e jashtëzakonshme në Tunizi

Bota

Gjendje e jashtëzakonshme në Tunizi

Më: 14 janar 2011 Në ora: 17:57

Qeveria e Tunizisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin, e cila parasheh ndalimin e grumbullimeve publike dhe i lejon policisë të qëllojë mbi të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhrin.

Ky vendim i qeverisë tuniziane pason trazairat njëmujore që kanë përfshirë Tunizinë. Shkak i protestave në këtë vend ka qenë papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz e kanë humbur jetën në protestat sociale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat