Presidenti i Tunizisë “strehohet” në Arabinë Saudite

Bota

Presidenti i Tunizisë “strehohet” në Arabinë Saudite

Më: 15 janar 2011 Në ora: 09:04

Arabia Saudite ka konfirmuar arritjen e presidentit tunizian në këtë vend. Ben Ali u largua nga Tunizia pas protestave vdekjeprurëse, duke i dhënë fund pushtetit 23-vjeçar.

Trazirat që rezultuan me rreth 70 të vdekur, ishin nxitur nga papunësia e lartë dhe korrupsioni zyrtar.

Kryeministri Muhamed Ghanouçi ka marrë tashmë drejtimin e shtetit, ndërsa SHBA-të dhe vendet evropiane kanë bërë thirrje për formimin e qeverisë së re në mënyrë paqësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat