Trazirat në Tunizi, ikin turistët gjermanë

Bota

Trazirat në Tunizi, ikin turistët gjermanë

Më: 15 janar 2011 Në ora: 11:20

Në kryeqytetin gjerman Berlin si dhe në Dyseldorf mbrëmë vonë kanë mbërritur avionët e parë me turistë gjermanë nga Tunizia. Sipas të dhënave të shoqatave për organizimin e udhëtimeve, në bordin e avionëve ndodheshin rreth 230 turistë nga Monastiri dhe Djerba. Gjatë ditëve të ardhshme pritet kthimi në vend edhe i vizitorëve të tjerë gjermanë në Tunizi. Po ashtu të paktën deri të hënën do të ndërpriten fluturimet e tjera për turistë gjermanë për në Tunizi. Qeveria gjermane shprehu shqetësimin e saj për gjendjen në Tunizi.

“Gjendja në Tunizi është shumë serioze dhe ajo natyrisht ka treguar se kjo gjendje bllokimi dhe situata në vend ka bërë njerëzit të humbasin durimin. Ne tani do të përcjellim nga afër situatën para së gjithash që të kujdesemi për ata njerëz nga Gjermania, që ende ndodhen në Tunizi”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo i bëri thirrje Tunizisë për një zgjidhje paqësore të trazirave sociale në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat