Vazhdojnë trazirat në Tunizi edhe pas ikjes së presidentit

Bota

Vazhdojnë trazirat në Tunizi edhe pas ikjes së presidentit

Më: 15 janar 2011 Në ora: 11:22

Edhe pas ikjes në mërgim të presidentit Zine Al Abidine Ben Ali në Tunizi po vazhdojnë trazirat. Korrespodentët njoftojnë nga Tunisi, se në kryeqytetin e vendit afrikanoverior i është dhënë zjarri disa ndërtesave. Banda plaçkitësish dolën në rrugë. Kryeministri Mohamed Ghanouchi foli në televizionin shtetëror për një kaos të plotë të sigurisë. Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Pas ikjes së Ben Alisë, Ghanouchi morri përsipër edhe postin e presidentit.

Ai paralajmëroi për këtë të shtunë bisedime me përfaqësuesit e partive politike për veprimet e mëtejshme. Presidenti autokrat i shtetit Ben Ali, i cili u rrëzua nga pushteti pas 23 vitesh u pranua nga Arabia Saudite. Të premten mijëra vetë në kryeqytetin Tunis kërkuan dorëheqjen e tij.

Të enjten presidenti Zine El Abidine Ben Ali kishte pranuar perceptimin e gabuar të problemeve sociale, si edhe kishte njoftuar uljen e çmimeve për produktet bazë ushqimore, si dhe shfuqizimin e censurës së internetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat