Mosmarrëveshje për kryesimin e përkohshëm të Tunizisë

Bota

Mosmarrëveshje për kryesimin e përkohshëm të Tunizisë

Më: 15 janar 2011 Në ora: 14:38

Këshilli Kushtetues i Tunizisë tha se detyrën e presidentit, pas largimit të Ben Aliut, duhet ta marrë kryetari i parlamentit dhe jo kryeministri.

Organi më i lartë juridik tha po ashtu se zgjedhjet e reja presidenciale duhet të mbahen në një afat prej 60 ditësh. Ende nuk ka ndonjë reagim të kryeministrit Muhamed Ghanouçi.

Shkak i protestave në Tunizi ka qenë papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë. Ato rezultuan me vdekjen e së paku 70 personave si dhe me largimin e presidentit Ben Ali pas 23 vjetësh në pushtet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat