Mbërrijnë 333 nënshtetas turq nga Tunizia

Bota

Mbërrijnë 333 nënshtetas turq nga Tunizia

Më: 16 janar 2011 Në ora: 09:01

Ndërkohë që në Tunizi vazhdon tensioni politik, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dërgoi një avion të Linjave Ajrore Turke THY për të sjellë në Turqi nënshtetasit e saj që ndodhen në atë vend.

Avioni “Anadollu” tipi Boeing 777 me ekuipazhin prej 13 vetëve me gjithsej 333 pasagjerë në bord, ndër të cilët 8 fëmijë, u nis nga aeroporti Enfidha në Tunizi në orën 18.00 me orën turke, dhe mbërriti në aeroportin Ataturk të Stambollit në orën 20.05.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat