Bildt i shqetësuan për shkak të pasojave të trazirave në Tunizi

Bota

Bildt i shqetësuan për shkak të pasojave të trazirave në Tunizi

Më: 16 janar 2011 Në ora: 09:06

Zhvillimet në Tunizi vënë menjëherë në qendër të shqetësimeve marrëdhëniet politike mes Evropës dhe fqinjëve të saj të jugut, shkruan ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt në blogun e tij.

"Këto marrëdhënie duhet të favorizojnë stabilitetin në këto vende me reforma politike dhe ekonomike të njëpasnjëshme dhe mësimi që nxirret nga Tunizia tregon se ato duhet të ecin paralelisht. Pa njëra-tjetrën herët apo vonë do të shkohet në falimentim", deklaron shefi i diplomacisë suedeze.

"Sigurisht shpresojmë se zhvillimet do të marrin një rrugë demokratike që do të krijojë kushtet për reforma ekonomike gjithashtu të nevojshme", theksoi ish-kryeministri suedez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat