Nisin bisedimet për qeverinë e unitetit kombëtar në Tunizi

Bota

Nisin bisedimet për qeverinë e unitetit kombëtar në Tunizi

Më: 16 janar 2011 Në ora: 13:32

Udhëheqësit politikë në Tunizi janë duke punuar për të mbushur vakuumin politik pasi Presidenti Ben Ali u arratis për në Arabinë Saudite pas një kryengritje popullore. Kryeministri, Mohamed Ganuçi, është duke zhvilluar bisedime me partitë e opozitës për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.

Një udhëheqës i opozitës, Naxhib Çebi, tha se reforma të thella lipseshin në vend. Edhe kreu në mërgim i Partisë Islamike të Tunizisë, Rashid Ganuçi tha se ai do të përgatitej për t’ju bashkuar koalicionit. Zgjedhjet presidenciale janë premtuar për tu zhvilluar brenda dy muajsh.

Ndërkohë ushtria tuniziane ka vazhduar të patrulloj rrugët në qytetet kryesore për të penguar shpërthimin e dhunës për shkak të vakuumit politik. Pas një nate të shtënash sporadike në kryeqytetin Tunis, ka pasur shenja tentimi për rikthimin në jetën normale nëpër qytete.

Disa dyqane dhe kafene u rihapen dhe disa makina tregtarësh u panë nëpër rrugë.

Ndërkohë që banorët thanë se bllokimet e rrugëve po hiqeshin nëpër periferitë e qytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat