Shqipëria e Kosova me portal të përbashkët albanologjik

Kultura

Shqipëria e Kosova me portal të përbashkët albanologjik

Më: 5 mars 2011 Në ora: 21:32

>Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë një portal të përbashkët albanologjik, që do të jetë në shërbim të të gjithë atyre të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth studimeve të kësaj fushe.

Marrëveshja e nënshkrua në Tiranë nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, Sali Bashota.

Ky portal do të krijojë një hapësirë të unifikuar që i jep mundësi përdoruesve dhe lexuesve përtej dhe këtej kufirit të kenë më shumë mundësi.

Ai do të jetë jo vetëm në shërbim të lexuesit të zakonshëm, por edhe studiuesve shqiptarë e të huaj të shkencave albanologjike. Një marrëveshje e tillë parashikohet dhe me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat