Thesari i trashëgimisë antike

Kultura

Thesari i trashëgimisë antike

Nga: Ibrahim Berjashi, BOTA SOT Më: 8 qershor 2009 Në ora: 16:20

Organizatat joqeveritare shqiptare në Mal të Zi, janë të vetmet asociacione që mbrojnë,zhvillojnë e promovojnë trashëgiminë tonë kulturore. Ndërkaq,në saje të OJQ-ve, si Art Club, Illyricum, Gjon Buzuku, së fundit edhe ORA, kanë kontribuar që të identifikojnë thesarin e trashëgimisë antike të kulturës iliro-arbërore. Pikërisht OJQ “ORA” përfundoi projektin shumë të rëndësishëm, botimin në një libër të veçantë të kumtesave të paraqitura në Sesionin Shkencor kushtuar Shasit, lokalitetit të lashtë mes Ulqinit e Shkodrës.Në këtë publikim janë përfshirë emrat më të spikatur të shkencës shqiptare nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova si prof. Ruzhdi Ushaku, prof. Luan Maltezi, prof. Shaban Sinani etj.

“Etimologjia e pretenduar ilire është realiste dhe e përkrahur edhe nga ne,por zbërthimi etimologjik i emrave ilirë në kuptimin e denominimit motivues referencila aq të vjetër, është një pengesë” shkruan prof. Ushaku.

Ndërsa Luan Maltezi shkruan se qyteti u godit nga termeti në vitin 518 dhe u shkatërrua përfundimisht në shekullin VII. Shaban Sinani, tërheq vërejtjen se gjetjet arkeologjike provojnë se qyteti në të vërtetë prek krishtërimin e hershëm dhe periudhën ilire.

Eksponatet e gjetura në qytetin antik të Shasit të Ulqinit, që në vitin 1985, obligojnë Qeverinë e Tiranës,atë të Podgoricës dhe Komunën e Ulqinit që të hartojnë një projekt të përbashkët që të konkurrohet në instancat ndërkombëtare për të zhvilluar kërkime arkeologjike në Shasin e lashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat