Shkatërrohen varret antike të Apolonisë

Kultura

Shkatërrohen varret antike të Apolonisë

Më: 13 korrik 2009 Në ora: 16:14

FIER, 13 korrik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në zonën antike të Apolonisë, ku persona të panjohur kanë dhunuar natën e djeshme varret antike me moshën 2000-vjeçare, të cilat ndryshe njiheshin edhe si varret e Faraonëve. Burime nga policia e Fierit, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, bën të ditur se persona të panjohur kanë dhunuar varret e vjetra në përpjekje për të grabitur prej tyre relikte të shtrenjta ose eshtra faraonësh, apo mbretërish dhe për t’i shitur. Policia ka nisur hetimet për rastin. Edhe arkeologët, që tashmë ndodhen në vendngjarje, konstatojnë se në Nekropolin e qytetit Antik të Apolonisë janë identifikuar disa gërmime klandestine. Arkeologu Arjan Dimo, shpjegon se “qëllimi kryesor i këtyre gërmimeve kanë synimin që këta persona të përfitojnë objekte të ndryshme për t’i shitur dhe për të fituar lekë nga këto objekte të trashëgimisë kulturore, të cilat janë pasuria e gjithë kombit”.

Por, sipas arkeologëve, varret e Apolonisë janë varre të thjeshta dhe nuk përmbajnë elemente të tilla.

Ky është rasti i dytë i dhunimit të varreve te Apolonisë. Një tjetër rast i ngjashëm u shënua një vit më parë.

Kush është Apolonia

Apolonia është qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX-të, ndërsa gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të Apolonisë. Në vitet 1824-1838, në këtë qytet, ka zhvilluar kërkime një mision arkeologjik francez, më vonë kërkimet janë bërë nga arkeologët shqiptarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat