Në fokus gjuha shqipe

Kultura

Në fokus gjuha shqipe

Nga: Teuta Gaxherri Më: 12 gusht 2009 Në ora: 14:47

Seminari i njëzet e tetë ( XXVIII) Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare me karakter shkencor dhe kulturor prej të hënës do të mbledh së bashku një numër të madh studiues të huaj dhe vendor në Prishtinë. Në nj konferencë për shtyp, drejtori këtij seminari, Liman Matoshi u shpreh se synohet që të arrihet realizimi i afrimit të gjuhëve, kulturave, të popujve, komunikimin mes tyre, miqësisë midis njerëzve të kulturave të ndryshme, duke dëshmuar karakter të hapur.

Ndërkaq interesimi për seminarin këtë vit është më i madh si nga e studiuesve vendas ashtu edhe nga të huajt.

Por organizatorëve të këtij seminari për mungesë të kushteve, 140 të interesuar, iu është dashur që t’i refuzojnë shumë prej tyre. Këtë vit janë ftuar 95 student e studiues të huaj që të gëzojnë statusin e seminaristit të jenë në program për mësimin e gjuhës shqipes dhe në pjesë tjera aktive të punës së seminarit. Sipas Matoshit specifikja e seminarit të 28 është se ka krijuar identitet dhe synon të ruaj kontinuitetin që për çdo vit të pasurojë dhe transformojë aq sa lejon karakteri i tij si institucion, ka tema të reja, trajtim problemesh, ndërkaq ka edhe studiuesit e rinj që marrin pjesë në këtë seminar. Temat që do të shtjellohen për gjatë mbajtës së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare janë të reja “Shqipja e folur”, “Shqipja Standarde”, “Romani i sotëm shqiptar” por në seancat e referimeve shkencore tema është e lirë duke ju mundësuar studiuesve të komunikojnë rezultate shkencore nga fusha e albanologjisë dhe punës së tyre një vjeçare në temat e ndryshme të fushës albanologjike.

Shtetet pjesëmarrëse janë nga Gjermania, Polonia, SHBA-të, Rusia, Japonia,Kina, Bullgaria etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat