Shqiptarët nga 1919 deri më 1956 në një libër

Kultura

Shqiptarët nga 1919 deri më 1956 në një libër

Nga: Qazim Lahu, Bota Sot Më: 27 gusht 2009 Në ora: 16:53

Ka dalë në librari libri “Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956” i autorëve Fahri S.Buçinca dhe Ferid B.Dibrani. Ky është një libër voluminoz me 397 faqe dhe pos prezencës dhe presioneve të përhershme ndaj shqiptarëve vendorë dhe të pafajshëm, autorët kanë veçuar tri periudha më të vështira të mizorive serbe 1918-1941 pastaj 1944-1966 dhe 1981-1999. Sipas këtij libri vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8.000 shqiptarë të shpërngulur në Turqi janë asimiluar. Gjatë tërë kohës së shtypjes dhe represalieve, patriotët shqiptarë kanë rezistuar në organizata të ndryshme politike e programe ndaj këtyre mizorive e veçmas dallohet në këtë aspekt patrioti Hasan Prishtina. Autorët më angazhim permanent dhe një kohë të gjatë përmes hulumtimeve të literaturës,bisedave e deklaratave të personaliteteve të shumta, kanë arritur me sukses t’i ofrojnë lexuesit shumë të dhëna për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve në Vushtrri dhe rrethinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat