Organizohet në Prishtinë Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

Kultura

Organizohet në Prishtinë Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

Më: 19 nëntor 2009 Në ora: 15:21

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë organizojnë, në Prishtinë, më 23 - 24 nëntor 2009, Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë me temën: “Nga Bibliografia te Webografia e librit shqip”.

Kjo Konferencë, tashmë tradicionale, e cila organizohet për herë të katërt, është organizim i përbashkët i këtyre dy in¬s¬ti¬tu¬cio¬neve më të rëndësishme të bibliotekarisë (të Kosovës dhe të Shqipërisë) dhe mbahet nën kujdesin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Në këtë Konferencë, në të cilën pritet të paraqiten kumtesa nga njohësit më të mirë - me formim kulturor dhe bibliotekar, nga Shqipëria dhe Kosova, do të analizohen praktikat e gjertanishme si dhe të arriturat në punën e ruajtjes, përpunimit dhe bartjes së informacioneve bibliografike të librit shqip nga format tradicionale të botimeve në formatin libër, në plasimin, përkatësisht shpërndarjen e informacionit bibliografik të librit shqip nëpërmjet rrjetit të internetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat