Kalaja e Tiranës shpallet zonë arkeologjike

Kultura

Kalaja e Tiranës shpallet zonë arkeologjike

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 15:18

Dalja në dritë e mureve të kalasë së Tiranës, si dhe diskutimet e shumta nga specialistët, e kanë çuar Këshillin e Ministrave në vendimin për ta shpallur si zonë arkeologjike

E konsideruar si një zonë e rëndësisë së parë, nga ky vendim ka rrjedhur edhe një rregullore për administrimin e kalasë. Ndërkohë që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi. E gjendur në zonën e planifikuar nga bashkia për Unazën e vogël të qytetit, deri më tani nuk është bërë asnjë veprim tjetër në muret e kalasë, të cilët kanë mbetur në fazën fillestare të zbulimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat