Thesare 2500-vjeçare në brigjet shqiptare

Kultura

Thesare 2500-vjeçare në brigjet shqiptare

Më: 6 shkurt 2009 Në ora: 15:24

Në një nga brigjet e ndaluara të Evropës, në një ngushticë në detin Jon, po zbulohen me ngadalë thesare, të cilat na kthejnë 2500 vjet më pas, pasi janë gjetur anije të mbytura të kohëve të vjetra. Rreth dy vite më parë, një anije amerikane kërkimesh dhe ekspertët shqiptarë kanë kontrolluar ujërat në jug të Shqipërisë pëllëmbë për pëllëmbë, duke përdorur pajisje me skaner si dhe pajisje të tjera të sofistikuara për të zbuluar anijet e mbytura e të vjetra. Ky ishte kërkimi i parë arkeologjik në ujërat e deteve shqiptare, dhe më në fund pesë zona u lokalizuan ku mund të kryheshin kërkime e zbulime të tjera arkeologjike. Pas këtyre kërkimeve të para që u zhvilluan nga një arkeolog amerikan, Geffrey G.Royal tha se "Shqipëria është një burim i padiskutueshëm për arkeologjinë. Me këto që kemi arritur të zbulojmë deri më tani, mund të them me siguri se Shqipëria është shumë herë më e pasur se Greqia dhe Italia".

Auron Tare, kordinatori i ujërave shqiptare, tha se "një thesar i vërtetë gjendet në ujërat e vendit tonë", i cili u zbulua gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit të kaluar. Më tej arkeologët kanë pohuar se ishte hera e parë që u gjet një anije antike e një tipi të tillë dhe kaq e lashtë. Kjo gjë u bë e mundur në ujërat e detit Jon në Shqipëri. Madje, është pohuar se aty janë gjetur edhe gjurmë akoma më të lashta të cilat nuk janë datuar ende si dhe janë gjetur edhe copëza litarësh apo spiranca anijesh, mbase edhe më të hershme duke përbërë një thesar më të çmuar për vendin tonë si dhe për historinë e të gjithë kontinentit të Evropës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat