Zbulohet një spirancë antike

Kultura

Zbulohet një spirancë antike

Më: 4 shtator 2010 Në ora: 10:21

Një spirancë anije e kohës romake është gjetur nga peshkatarët durrsakë në fundin e gjirit të Durrësit. Specialistët e arkeologjisë nënujore kanë njoftuar se ajo i përket një anijeje romake dhe daton rreth 2 mijë vjet më parë. Bregdeti i Durrësit është mjaft i pasur me objekte të antikitetit. Drejtuesi i arkeologjisë nënujore e kanë vlerësuar gjetjen e rastësishme të peshkatarëve si një element spirance me një moshë të paktën dymijë vjeçare, që i përket periudhës romake. Qyteti i Durrësit karakterizohet nga zona të tëra që mbartin një pasuri të rrallë të ruajtur ndër shekuj, shpesh të cenuar nga grabitësit e antikuarëve dhe të pambrojtur. Dhe kjo dëshmi e peshkatarëve nxjerr në pah situatën e rënduar që vazhdon prej 20 vitesh të mos mbrojtjes së kësaj pasurie nënujore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat