28 nëntori në Shkup

Kultura

28 nëntori në Shkup

Nga: B.D Më: 28 nëntor 2010 Në ora: 00:43

Si në çdo qendër tjetër shqiptare edhe Shkupi, i bashkohet kremtes së madhe të 28 nëntorit. Me rastin e kësaj dite janë organizuar evenimente të shumta të cilat kryesisht i përkasin organizatave she grupeve të të rinjve shqiptarë të cilët iniciojnë ato në formë private. Si çdo vit tjetër në sheshin Skënderbeu në Shkup, do të mbahet koncerti tradicional, i cili edhe këtë vit organizohet nga “Zgjohu”. Kjo lëvizje qytetare është e vetmja organizatore e këtij koncerti, që realizohet me ndihmën e Komunës së Çairit në sheshin Skënderbeu me fillim në ora 17:00. Dita e Flamurit është e shenjtë për shqiptarët dhe Zgjohu është potencuar edhe në media se i kundërvihet fuqishëm çdo tendence për të manipuluar me flamurin kuq e zi dhe me festën më të madhe kombëtare shqiptare. Gjithashtu përveç koncertit, Zgjohu ka paralajmëruar edhe një protestë dhe fton qytetarët para qeverisë për të demonstruar vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni për integrim në NATO dhe BE. Sipas “Zgjohu” kjo vjen si rezultat i paralajmërimeve për një raport të KE-së pa datë për fillimin e negociatave si dhe Samit të NATO-s pa ftesë për anëtarësim.

Ndryshe kremtja e Ditës ë Flamuri ka nisë para ca ditësh edhe në Manastir. Me një koncert të organizuar për nder të festës së Alfabetit dhjetëra Organizata Joqeveritare shqiptare të mbështetura në Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Komuna e Çairit kanë iniciuar një sërë aktivitetesh të cilat pritet të përmbyllen sonte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat