Genta: “Nuk dhashë maksimumin në koncertin në Amerikë, u aksidentova në aeroport”

Mediale Vip

Genta: “Nuk dhashë maksimumin në koncertin në Amerikë, u aksidentova në aeroport”

Më: 15 janar 2011 Në ora: 17:14

Genta njihet për eksperimentet e saj në muzikë, të cilat vërtet kanë shkundur skenat muzikore. Por kështu nuk ngjau në turneun e saj në Amerikë, në vendin ku këngëtarja për herë të parë filloi karrierën muzikore. Kjo pasi gjatë udhëtimit këngëtarja u rrëzua në shkallët elektrike, ku pësoi lëndime serioze në gju…Rojet e sigurimit të aeroportit i kishin ardhur në ndihmë këngëtares, e cila u shpreh se është ndjerë jashtëzkonisht keq posaçarisht gjatë udhëtimit me aeroplan, sepse nuk kishte mundësi të shtrinte këmbën e cila po i shkaktonte dhimbje te jashtëzakonshme…Në pyetjen se a ishte vizituar tek mjeku, Genta u përgjigj: “Unë pothuajse asnjëherë nuk kam qenë tek mjeku, i kam fobi për më tepër mendoj se vetëm kur të kem një gjendje shumë të rëndë shëndetësore do të pranoj të vizitohem”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat