Berlusconi: Hodha para kot për Ibrën

Sporti

Berlusconi: Hodha para kot për Ibrën

Më: 12 prill 2011 Në ora: 12:13

Për presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, kartoni i kuq që Ibrahimovic morri gjatë Fiorentinës ishte si ajo pika e ujit që bën gotën të derdhet.

”Eurosport”, duke iu referuar një njeriu të afërt të Kryeministrit, shkruante se në nervozizëm e sipër, Berlusconi komentoi pas marrjes së kartonit të kuq se “mbase kam gabuar që shpenzova para për të”.

Ndonëse suedezi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjitjen e kuqezinjve në vendin e parë të tabelës, për Berlusconin, marrja e pesë ndeshjeve pezullim në gjashtë të fundit, është tërësisht e pafalshme dhe vë në rrezik sezonin e shkëlqyer të skuadrës së tij.

Komisioni i Disiplinës vendosi sot pezullimin e Ibrahimovic me tre ndeshje, pasi ai ofendoi vijërojtësin, gjatë fitores 2-1 ndaj Fiorentinës, dietën e dielë.

Duke qëndruar tek fitorja, sipas personit që pa ndeshjen së bashku me 74-vjeçarin, Berlusconi tha se: “Milani hodhi një hap të rëndësishëm drejt titullit. Seedorf është një kampion i madh, ndërsa Pato po bëhet i tillë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat