Klose në karantinë, shkak Gripi i Derrave

Sporti

Klose në karantinë, shkak Gripi i Derrave

Më: 13 nëntor 2009 Në ora: 16:18

Miroslav Klose, sulmuesi i Bajernit të Mynihut dhe Kombëtares gjermane, është që vendosur në karantinë së bashku me familjen e tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bavarez, pasi dy fëmijët binjakë të tij janë prekur nga virusi AH1N1. Klose dhe gruaja e tij, Livia, janë nën vëzhgim dhe ende nuk është e qartë nëse lojtari mund të marrë pjesë në miqësoren që Gjermania do të luajë të mërkurën kundër Bregut të Fildishtë. "Po presim daljen e analizave para se të marrim një vendim, duam të kuptojmë si ecën situata", bëri të ditur klubi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat