Cili është pronari i ri West Hamit?

Sporti

Cili është pronari i ri West Hamit?

Më: 19 janar 2010 Në ora: 17:43

Mediat angleze bëjnë të ditur se skuadra angleze West Ham është bërë me pronar të ri. Sipas mediave angleze, David Gold dhe David Sullivan thuhet se e kanë blerë skuadrën e West Ham United në një marrëveshje që kap vlerën e 105 milionë funteve. Marrëveshja është kompletuar në orët e vona të së hënës dhe BBC shkruan se ish-pronarët e Birmingham Cityt kanë marrë 50% të aksioneve të klubit. Shumica e aksioneve të tyre vijnë në formë të marrjes përsipër të borxheve që ka West Ham, që thuhet të jenë rreth 70 milionë funte. Në radhët e skuadrës së West Ham me sukses të madh luan futbollisti shqiptar, Valon Behrami, i cili javën që shkoi ishte më i merituari për pikën e fituar të skuadrës së tij ndaj Aston Villës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat