Guardiola: Askund tjetër nuk do të jem më i mirë...

Sporti

Guardiola: Askund tjetër nuk do të jem më i mirë...

Më: 21 janar 2010 Në ora: 12:53

Pep Guardiola trajneri më i suksesshëm në botë nuk ka dilema për të mbetur në skuadrën më të trofejshme, Barcelonën. Puna e tij e palodhshme ishte edhe çelësi i gjithë trofeve që fitoi Barcelona në vitin 2009, gjithsej gjashtë trofetë apo fitoi të gjitha trofetë e mundshme. Guardiola një strateg i fuqishëm premton rezultate të reja me Barcelonën në vitin 2010 me përjashtim që janë eliminuar papritur nga kupa e “Mbretit”. Trajneri Guardiola thotë se ai nuk ka dyshime për faktin nëse do të vazhdojë ose jo marrëveshjen njëvjeçare me Barcelonën. Marrëveshja e re e Guardiolas do ta lidhë atë me kampionin e Spanjës, Evropës dhe Botës deri në fund të kampionatit të ardhshëm 2010/11, edhe pse marrëveshja nuk do të nënshkruhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të kësaj vere. Trajneri katalunas bëhet korrekt dhe thotë para mediave spanjolle se nuk mund të qëndrojë edhe për tërë jetë në Barcelonë. “Askund tjetër nuk do të jem më i mirë se që jam këtu. E di se më herët ose më vonë nuk do të jem trajner i Barcelonës dhe dua të shijoj në maksimum kohën këtu. Trajneri i Barcelonës nuk mund të jetë këtu për gjithë jetën, andaj mendoj se duhet të nënshkruani në periudha të shkurtra gjatë të cilave trajneri duhet të arrijë qëllime, me lojtarë, me fansa... Unë doja ta shoh nëse kjo po ndodh, nëse e kisha përkrahjen e lojtarëve, bordit”, tha Guardiola. Ai me Barcelonën me 46 pikë e udhëheqin kreun e tabelës në kampionatin spanjoll ose pesë pikë i kanë më shumë se real Madridi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat