Pak fjalë për vendin organizator i Botërorit

Sporti

Pak fjalë për vendin organizator i Botërorit

Nga: Përgatiti: Fazli Berisha, BOTA SOT Më: 10 qershor 2010 Në ora: 18:49

Historia ekipit të futbollit të Afrikës së Jugut, është e ngjashme me atë të vendit, dhe ka qenë shumë e influencuar nga sistemi i aparteidit. Dallimi racial në vend ishte aq i madh sa FIFA kishte bërë përpjekje të panumërta për të pezulluar ekipin Kombëtar për shkak të Kushtetutës të vendit që i ndalonte ekipet të kishin në fushë lojtarë të përzierë në ngjyrë. Gjithsesi, Afrika e Jugut, së bashku edhe me Etiopinë, Egjiptin dhe Sudanin, ishte nga anëtaret themeluese të Konfederatës Afrikane të Futbollit dhe vazhdoi t’i shpëtojë përjashtojë pezullimit nga FIFA për shkak të çështjeve politike. Afrika e Jugut u pezullua në vitin 1996, por pas dhunës që shpërtheu në vitin 1976, FIFA përfundimisht Afrikën e Jugut dhe ekipi Kombëtar nuk luajti për një periudhë 16-vjeçare. Në vitin 1991, aparteidi ishte në ditët e fundit, dhe një federatë futbolli multi-raciale lindi. Ekipi luajti ndeshjen e parë kundër Kamerunit në vitin 1992, duke fituar 1-0. Katër vjet më pas, duke organizuar dhe garuar në Kupën e Afrikës si një ekip shumë-racial, ‘Bafana Bafana” ngritën trofeun dhe u bashkuan me festimeve së bashku edhe me një super të gëzuar si Nelson Mandela. Në vitin 1998 ata luajtën në Kampionatin Botëror të Francës, ku në ndeshjen e parë u mundën 3-0 nga organizatorët në ndeshjen e tyre të parë historike në finalet e një Botërori, por më pas fituan admirimin pas barazimit kundër Danimarkës dhe Arabisë Saudite, duke përfunduar në vendin e tretë në grup, me dy pikë pas danezëve. Në Kupën e Botës së vitit 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut, një Afrikë e Jugut më e përmirësuar ishte gati të kalonte në raundin e dytë, por Paraguai kishte golaverazh më të mirë. Një barazim 2-2 me Paraguain, e shoqëruar edhe me fitoren 1-0 ndaj Sllovenisë. Në ndeshjen e fundit kundër Spanjës, pavarësisht se “Bafana Bafana” ia dolën të barazonin 2 herë, por falë golit të Raul formacioni spanjoll i drejtuar nga Hoze Antonio Kamaço triumfoi 3-2. Afrika e Jugut dështoi për t’u kualifikuar në vitin “Gjermani 2006”, por në vitin 2004 ishte bërë e ditur, se në vitin 2010, Afrika e Jugut do të bëhej vendi i parë afrikan që do të organizonte Kupën e Botës.

KUALIFIKUESET: Si vend organizator, Afrika e Jugut u kualifikua automatikisht, por ajo luajti një numër të madh ndeshjesh miqësore në kohën që kualifikueset ishin duke u zhvilluar. Ajo u përfshi në fazën e parë të kualifikueseve për Kupën e Afrikës së vitit 2010, por e përfunduan me 11 pikë pas Nigerisë në grup, duke mos marrë dot pjesë në turne. Afrika e Jugut pësoi humbje pas humbjeje në miqësore, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Zhoel Santana dhe ricaktimin e ish-trajnerit Karlos Parreira.

Veçoritë në futboll

Pika e lartë

Fitorja e tyre e parë dhe e vetme në finalet e Kupës së Botës u arrit në paraqitjen e tyre të dytë, në vitin 2002, kur mundën Slloveninë 1-0 me një gol të Siyabonga Nomvethe, njëherësh edhe vetmja në gjashtë ndeshje në Botëror.

Pika e ulët

“Bafana, Bafana” dështuan të kualifikoheshin për në Kampionatin Botëror të vitit 2006 në Gjermania, duke përfunduar të tretët në grupin e tyre kualifikues, pasi ishin përcaktuar si vend organizator i Botërorit të vitit 2010.

Legjenda

Beni MekKarti është dhe golashënuesi më i mirë i vendit dhe lojtari i dytë më shumë ndeshje: 31 gola në 76 ndeshje. Ai shënoi në Kampionatin Botëror të vitit 1998 dhe 2002 respektivisht kundër Danimarkës dhe Spanjës.

Kush do ta fitojë Kupën e Botës Afrika 2010?

Kampionati botëror i cili do të zhvillohet në Afrikë (datë 11 Qershor – 11 korrik) do të jetë kampionati i parë botëror i zhvilluar në kontinentin afrikan. Kush mendoni se do të jenë ekipet favorite?

Argjentina

Me një super Leo Messi, Argjentina do të kërkojë të tregojë vlerat e veta në këtë kampionat botëror. Nuk duhen harruar emra bombastik siç janë Carlos Tevez, Sergio Aguero, Havier Zanetti, Gabriel Heinze, Diego Milito, Esteban Cambiasso etj. Argjentina nën udhëheqjen e Diego Armando Maradones do të kërkojë të ngrejë trofeun.

Anglia

Ka më tepër se 40 vjet që trofeu i kupës së botës nuk ngrihet nga shteti ku ka filluar dhe historia e futbollit modern. Këtë vit, nën komandën e strategut Don Fabio Cappelo, së bashku me goleadorin Wayne Rooney do të kërkojnë me çdo kusht të ngrenë kupën e botës.

Brazili

Brazili nuk ka nevojë për tepër koment, ka një ekip solid dhe ja ka marr dorën fare mirë kupave të botës pasi është fituesja plot 5 herë e saj. Edhe pse lojtar si Felipe Melo, Diego për momentin nuk janë në formë, do të tregojnë se pse ata meritojnë të jenë kampionë për herë të 6-të!

Franca

Gjasat për Francën janë të pakta, madje mos të harrojmë se si Franca u kualifikua për në botëror nga ai gol me dorë i Thierry Henry por çudirat mund të ndodhin kështu që besimi me i madh i Francës do të jetë tek yjet Frank Ribberry, Hatem Ben Arfa etj.

Italia

Italia është mbajtësja e trofeut pasi arriti të fitonte në Gjermani 2006 ndaj Francës me penallti. Futbolli Italian ka pësuar rënie drastike këto vitet e fundit kështu që të shpresojmë që trajneri Marcelo Lippi të dijë te menaxhojë situatën

Gjermania

Gjermania humbi rastin më të mirë kur nuk arriti të fitonte në shtëpinë e saj trofeun më të lakmuar në botë. Të shohim se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë trajneri Lov në këtë kampionat botëror.

Holanda

Holanda është ekipi i yjeve por që kurrë ne arenën botërore nuk ka pasur fatin me vete. Gjithsesi këtë vit do të shpresohet shumë tek talentet si Arjen Robben, Wesley Sneijder apo edhe Rafael Van Der Vaart për të çuar sa më lart tulipanët

Spanja

Spanja është dhe fituesja e Euro 2008 dhe është një nga mëtuesit kryesor për fitimin e kupës së botës 2010. Me një David Villa në sulm i cili është i etur për të shënuar, nëse tregojnë të njëjtin karakter që treguan para 2 vitesh çdo gjë do të jetë më e thjesht.

Grupi A

Afrika e Jugut

Meksika

Uruguai

Franca

Grupi B

Argjentina

Nigeria

Koreja e Jugut

Greqia

Grupi C

Anglia

SHBA

Algjeria

Sllovenia

Grupi D

Gjermania

Australia

Serbia

Gana

Grupi F

Holanda

Danimarka

Japonia

Kameruni

Grupi F

Italia

Paraguai

Zelanda e Re

Sllovakia

Grupi G

Brazili

Koreja e Veriut

Bregu i Fildishtë

Portugalia

Grupi H

Spanja

Zvicra

Hondurasi

Kili

KAMPIONËT E BOTËS

1930 – Uruguai*

1934 – Italia*

1938 – Italia

1950 – Uruguai

1954 – Gjermania Perëndimore

1958 – Brazili

1962 – Brazili

1966 – Anglia*

1970 – Brazili

1974 – Gjermania Perëndimore*

1978 – Argjentina*

1982 – Italia

1986 – Argjentina

1990 – Gjermania Perëndimore

1994 – Brazili

1998 – Franca*

2002 – Brazili

2006 – Italia

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat