Uruguai e Holanda, diskutojnë finalistin e parë

Sporti

Uruguai e Holanda, diskutojnë finalistin e parë

Më: 5 korrik 2010 Në ora: 15:08

Kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje të Kampionatit botërorë, Afrika e Jugut 2010, duke përfshirë edhe atë takimin për vend të tretë, ndërkaq në garë kanë mbetur tri kombëtare evropiane dhe një e Amerikës Jugore. Të martën në mbrëmje do të zgjidhet finalisti i parë i këtij botërori, ku do të përballen Holanda dhe Uruguai. Pos dëshirës së saj për të përsëritur sukseset e pjesës së parë të shekullit të kaluar, Uruguai tani do ta ketë detyrë të mbrojë nderin e futbollit të Amerikës Jugore. Edhe pse pas ndeshjeve të grupeve, skuadrat latinoamerikane ishin në top formë dhe filloi të mendohej për një finale të përbërë 100 përqnid nga ai kontinent, tani gjërat kanë ndryshura. Pos Holandës nga kontinenti ynë në garë janë edhe vendet si Gjermania dhe Spanja. Suksesi i këtyre tri vendeve ka bërë që të kthehet vetëbesimi i evropianëve pasi në fillim të garës dëshpruan tërësisht superfuqitë e futbollit, finalistët e botërorirt të kaluar, Italia dhe Franca. Deri në takimin e sotëm holandezët kanë pasur sukses të plotë. Ata së pari mundën në ndeshjet e grupit Danimarkën, Japoninë dhe Kamerunin. Të portokalltit vazhduan me paraqitje të shkëlyqer edhe në ndeshjet e fazave vijuese, ata në 1/8 e finales mundën Sllovakinë për ta shndërruar kombëtaren e “Tulipanëve” në kandidat serioz për titull pas eliminimit që i bënë kampionit të pesëfishtë, Brazilit. Holandezët të cilët udhëhoqën nga përzgjedhësi , Bert van Marwijk, kanë vazhduar sistemin e njëjtë të takikës, dhe kryesisht bazohet në lojtarët që kishte llogaritur ish përzgjedhësi Marko Van Basten. Vazhdimmësia e mirë e punës që është bërë në kombataren e Holandës po jep rezultate dhe e sheh atë favorite jo vetëm për të arritur në finale por edhe ta fituar për herë të parë në historinë e vet Kupën e Botës. Për dallim prej Holandës kombëtarja e Uruguait pati paraqitje të ndryshueshme në këtë kampionat, por në momente të caktuara fati ishte me ta duke i futur në mesin e katër më të mirëve. Uruguai botërorin e nisi me barazim kundër Francës për të fituar më pas kundër Afrikës së Jugut dhe Meksikës. Ata kaluan pengesën e parë pas grupeve, Korenë Jugore pas vazhdimeve, ndërkaq që në ndeshjen çerekifinale e përcjelli fati i parë që ndodhë rrallë herë në ndeshjet e futbollit. Ata shënuan fitore pas ekzekutimit të penalltive, ndërkaq që në minutën e fundit të kohës shtesë ganezët kishin humbur një njëmbëdhjetëmetërsh pasi më parë nga vija fatale topin e kishte hequr Suarez. Pikërisht ky i fundit do të jetë edhe hendikep për Uruguain, pasi për shkak të kartonit të kuq nuk do të mund të paraqitet ndaj Holandzve. Edhe këta të fundit do t’i shqetësojnë mungesat, pasi mesfushori defansiv De Jong për shkak të kartonave të verdhë do të mungoi në këtë sfidë. Atë pritet ta zëvendësoi mesfushori i Real Madridit, Vander Vart. Uruguai edhe pse me numër të popullsisë tre milion e pesëqind mijë banorë, ata krenohet me rezultatet e arritura në futboll. Pos që ishte mbajtur kampionati i parë botëror në këtë shtet, ata dy herë u shpallën më të fuqishmit e botës, ndërkaq Holanda mund të krenohet me arritjet e saja në finale të botërorëve 1974 dhe 1978.

A. L.

Përbërjet e mundshme:

Uruguai: Muslera, Victorino, Caceres, Pereira, A. Pereira, D. Perez, Arevalo Rios, Gargano, Forlan,

Cavani.

Holanda: Holanda: Stekelenburg, Van Der Ëiel, Heitinga, Van Bronckhorst, Ooijer, Van Bommel, Van der Vaart, Sneijder, Kuyt, Van Persie (Huntelaar), Robben.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat