Van Marwijk: Misioni jonë është kupa

Sporti

Van Marwijk: Misioni jonë është kupa

Më: 6 korrik 2010 Në ora: 20:11

Tekniku i Holandës, Van Marwijk është prezantuar në konferencën e shtypit ashtu si kundër Brazilit, me kapitenin Giovanni Van Bronckhorst në krah.

Gazetarët e pyesin për legjendat e së shkuarës si Michels apo Cruyff por ai përgjigjet: “Në të shkuarën kam përmendur Uruguajin si shembull për lojtarët e mi, në mënyrë që ata të kuptonin pasionin me të cilin luanin përherë lojtarët Celeste. Por ne jemi këtu për të fituar kupën dhe këtë e kam thënë edhe herë të tjera. Nuk jemi të kënaqur pas fitores me Brazilin dhe po provojmë me fakte që mund të fitojmë. Kur fitonim në të shkuarën ishim disi arrogante ndërsa këtë herë nuk do ndodhë”.

Tekniku modest i tulipanëve tregon se skuadra e tij ka një mendësi të re dhe kjo e ka bërë më të fortë. Ai shprehet se deri në garën me Brazilin ishin favoritë, më pas jo dhe tani janë sërish favorite, por shtoi se kjo nuk do ta shpërqëndrojë skuadrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat