Holanda në prag të historisë

Sporti

Holanda në prag të historisë

Më: 8 korrik 2010 Në ora: 14:14

Vetëm edhe një fitore e ndanë kombëtaren e Holandës të udhëhequr nga përzgjedhësi Bert van Marwijk që të bënë histori. Kjo gjeneratë e cila udhëhiqet nga mesfushorët - sulmues, Sneijder e Robben, ka mundësi të mëdha që të dielën të ngrenë lartë trofeun e botës. Holanda e viteve 70-ta kishte në përbërjen e vet legjendën e futbollit Johan Krojf, dy herë ka qenë në finalen e madhe të vitit 1974 dhe 1978, por asnjëherë nuk arritën që të stolisen me titullin e kampionit të botës. Sneijder e Robben, Kuyt, Van Bomellit, Van Persi dëshirojnë t’ia shkojnë edhe gjeneratës së artë të viteve 70-ta. Holanda në këtë kampionat ka arritur një bilanci impresiv gjatë ndeshjeve kualifikuese. Tulipanët në asnjë ndeshje nuk ishin mposhtur, por shënuan edhe dy barazime dhe të gjitha ndeshjet tjera dolën me pikë të plota. Ata vazhduan me suksesin e tyre të pamposhtshmërisë edhe në ndeshjet eliminuese. Holandezët në ndeshjet e grupit mundën lehtësisht Japoninë, Danimarkën e Kamerunin, duke shënuar pesë gola karshi një goli të vetëm që pësuan. Holanda është skuadra e parë në Afrikë që ka siguruar finalen, edhe në ndeshjet e fazës së nokautit nuk ishin më pak të suksesshme. Ata në ndeshjen e parë eliminuan kombëtaren e Sllovakisë, e cila për herë të parë u paraqitë në një kampionat botërorë. Holanda në çerekfinale u gjend përballë Brazilit, kampion i pesëfishtë botërorë. Edhe pse u gjende në disavantazh, të portokalltit arritën që të rikthejnë rezultatin në favor të vetin duke vënë seriozisht kandidaturën për titullin e më të mirit. Në ndeshjen e fundit, u ndeshën me kombëtaren tjetër latinoamerkaine, Uruguain. Këta të fundit kishin mbetur të vetmit që ishin në garë nga Amerika Jugore, por përballë fuqisë së të përzgjedhurve të Marwijkut, ishin të pafuqishëm për të vazhduar më tej. Në përgjithësi, në shtatë ndeshjet e zhvilluara në Afrikën e Jugut, Holandezët kanë shënuar 12 herë, ndërkaq kanë pësuar 4 gola. Shënuesi më i mirë i “Tulipanëve” është interisti, Wesli Sneijder, i cili ka realizuar pesë gola. Ai pos golave të shënuara disa herë ishte edhe asistues në shënimet tjera. Holanda gjatë viteve 70-ta në botërorin e mbajtur në Gjermani edhe pse ishte afër nuk ia doli që të merr kurorën e artë, pasi ishte mundur nga Gjermania, ndërsa në vitin 1974 në botërorin e organizuar në Meksikë u mposhtën nga Argjentina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat