Kur qaja atëherë si një fëmijë...!

Sporti

Kur qaja atëherë si një fëmijë...!

Më: 8 korrik 2010 Në ora: 17:19

Robin Van Persie si fëmijë e ka pasur idhull Diego Armando Maradonën. Van Persie i kujtohet fortë Maradona kur në vitin 1986 e ngrehu lartë trofeun e kupës së botës. Van Persie tashmë dëshiron një gjë të tillë të bëjë vet në ndeshjen e finales, e cila zhvillohet të dielën me 11 korrik, në Johhanesburg. Holandezi beson se të dielën ëndrra e tij do të bëhet realitet. Është i motivuara në shkallë të lartë, i cili së bashku me shokë iu premton adhuruesve holandez dhe gjithë ata që e duan Holandën fitore dhe vetëm fitore. “Është një fotografi e pabesueshme e Maradonës duke mbajtur Kupën e Botës. Ai është në krahët e bashkëlojtarëve të tij dhe iu mund të shihni pasionin dhe krenarinë në fytyrën e tij. Nëse e fitojmë atë, unë dua një fotografi të ngjashme me mua në krah të bashkëlojtarëve. Kur e pashë për herë të fundit videon e Maradonës duke ngritur trofeun e vitit 1986 dhe kur qaja atëherë si një fëmijë, unë jam rrëqethur. Nuk mund t’iu them se sa herë e kam shikuar atë klip. Unë gjithmonë kam dashur të luaj në finale. Ta bësh atë do të thotë më shumë se gjithçka tjetër. Në mendjen time, disa nga kujtimet më të mira nga futbolli janë nga finalet e Botërorëve. Tani unë dua ta bëj të njëjtën gjë. Të mendojmë se ne mund ta fitojmë titullin kurse këtë gjë nuk e bënë lojtarët e atëhershëm të Holandës është e pabesueshme, sepse ata janë legjenda, Johan Cruyff, Johan Neeskens, Ëim Jansen…emra me të cilët jemi rritur. Unë jam mësuar të shikoj finalet e të tjerëve, por të luaj vet në të? Kurrë nuk e kam menduar”, tha Van Persie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat