Krojf: Holanda nuk ka gjasa

Sporti

Krojf: Holanda nuk ka gjasa

Më: 8 korrik 2010 Në ora: 17:48

Johan Krojf, futbollisti holandez më i mirë i të gjitha kohëve ka deklaruar se reprezentacioni i shtetit të tij nuk ka gjasa në finalen e Kampionatit Botëror ndaj Spanjës. Krojf, i cili ka qenë kapiten i Holandës në botërorin e vitit 1974 kur Holanda u mposht në finale, kurse më pas ka qenë lojtar dhe trajner shumëvjeçar i Barcelonës e ka veçuar Spanjën si favorit për finale. “Loja e Spanjës është kopje e lojës së Barcelonës dhe reklama më e mirë e mundshme për futbollin si sport. Në finale gjithçka varet nga Spanja. Holanda ka pak gjasa dhe më shumë do ta dëshironte Gjermaninë në finale”, ka deklaruar Krojf në një gazetë spanjolle.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat