Holanda nuk di çka është frika!

Sporti

Holanda nuk di çka është frika!

Më: 9 korrik 2010 Në ora: 17:05

Kombëtarja e Holandës as që mërzitet pse shumë njohës të futbollit e bëjnë favorit Spanjën dhe aq më tepër edhe Oktapod Pauli, një gjallesë nënujore. Përzgjedhësi i Spanjës, Bert van Marwjk, tha se megjithëse Spanja llogaritet favoritet, mendon se Holanda në fund do të dalë fituese. “Nuk më intereson nëse e gjithë bota thotë se ata janë favoritë. Është ndeshje në mes dy vendeve dhe të dyja duan të fitojnë dhe mund të fitojnë, dhe ne kemi besim në vetvete. Ne e respektojmë Spanjën, por nuk kemi frikë. Është një sfidë e madhe të luash kundër Spanjës dhe t’i mposhtësh ata”, tha Marwijk.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat