Spanja shkruan historinë, kampione e botës

Teknologji

Spanja shkruan historinë, kampione e botës

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 11 korrik 2010 Në ora: 20:30

Kombëtarja e Spanjës shkruan historinë, duke u bërë për herë të parë kampion i botës. Spanjollët shënuan fitore pas 120 minutave lojë me rezultat 1:0 në ballafaqimin e finales së Kampionatit botëror ndaj Holandës. Andreas Iniesta ka qenë hero i fitores, i cili ka shënuar gol në minutën e 117-të. Iniesta është mbret i kësaj fitoreje, duke i sjellë titullin e parë në histori Spanjës. Në minutat e parë të ndeshjes Spanja ka pasur iniciativën në fushë, duke sulmuar në drejtim të portës së portierit holandez, Stekelenburg. Rasti i parë i spanjollëve vjen në minutën e pestë, kur Ramos pati rast të qind për qind por gjuajtjen ee tij me kokë e ndali portieri holandez, Stekelenburg, ndërsa Pique topin e kthyer nuk ishte në gjendje nga afërsia ta plasojë në rrjetë. Në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit, Robben si mjeshtër i vërtet nga 16-17 metra gjeti hapësirë duke dërguar goditje të fortë, që mezi portieri Casillas e dërgoi në korrne. Robben në minutën e 51-të dërgoi gjuajtje mjaft të fortë, por Casillas me sukses e përceptoi topin. Robben ka humbur rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 62-të. Sneijder me majë të syrit e ka vërejtur Robbenin e vetmuar, por gjuajtjen e tij ia ka ndërruar sadopak kahjen portieri Casillas dhe ka shpëtuar gol të sigurt. Në minutën e 69-të, Holanda pati fat të madh. Nga gabimi i Heitingës, i cili nuk arriti të dëboi topin, më së miri përfitoi Villa, që më lehtë e kishte të shënoi sesa të huq, por gjuajtja e tij me mund të madh dëbohet në korrne nga portieri Stekenlenburg. Xavi për bukuri nga harkuar nga këndi, por Ramos me kokë nga afërsia gjuajti me kokë mbi portë pikërisht në minutën e 76-të. Robben i shkathët (në minutën e 83-të), me shpejtësi futet në 16-sh, por edhe njëherë Casillas më i suksesshëm dhe shpëtoi portën. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 0:0. Fabregas në minutën e 95-të ka pasur rast të qind për qind, por portieri holandez ka intervenuar si hero. Në minutën e 109-të Holanda mbeti pa një futbollist, pasi Heitinga ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 117-të me golin e kryeheroit Iniesta, i cili shënoi pas asistimit të Fabregasit. Spanja kampion bote, për herë të parë në historinë e saj. Spanja që pas trofeut të Evropës në vitin 2008, tashmë rrfëmben edhe kupën e Botës. Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, së bashku me presidentin e Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, ia dorëzuan kupën e botës kapitenit spanjoll, Inker Casillas. Inesta shpallet futbollisti më i mirë i finales. Muller futbollisti më i mirë i ri i botërorit. Pas katër viteve botërori mbahet në Brazil.

Holanda-Spanja 0:1 - 0:0

Stadiumi "Soccer City", në Johannesburg.

Shikues: 84.490.

Gjyqtar: Hovard Webb (Anglia).

Shënues: Iniesta (117').

KV: Van Persie, Van Bommel, De Jong, Van Bronckhorst, Heitinga, Robben, Van Der Wiel (HO), Puyol, Ramos, Capdevila, Iniesta, Xavi (SP).

KK: Heitinga (pas dy të verdhëve).

Holanda: Stekelenburg, Van Bronckhorst (Braafheid 105'), Mathijsen, Heitinga, Van Der Wiel, De Jong (Van Der Vaart 99'), Van Bommel, Kuyt (Elia 71'), Sneijder, Robben dhe Van Persie.

Spanja: Casillas, Ramos, Pique, Puyol, Capdevila, Busquets, Alonso (Fabregas 87'), Pedro (Navas 60'), Xavi, Iniesta dhe Villa (Torres 106').

Kampionët e botës

1930 Uruguai

1934 Italia

1938 Italia

1950 Uruguai

1954 Gjermania

1958 Brazili

1962 Brazili

1966 Anglia

1970 Brazili

1974 Gjermania

1978 Argjentina

1982 Italia

1986 Argjentina

1990 Gjermania

1994 Brazili

1998 Franca

2002 Brazili

2006 Italia

2010 Spanja

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat