Cili do të fitojë kurorën e vitit?

Sporti

Cili do të fitojë kurorën e vitit?

Nga: Kemajl Goca, BOTA SOT Më: 10 janar 2011 Në ora: 10:11

Shumë federata sportive kanë shpallur më të mirët për vitin 2010, ndërsa, kanë mbetur edhe disa prej tyre që të zgjedhin laureatët më të mirë. Prej sporteve kolektive Federata e Futbollit e Kosovës gjatë javës që e lamë pas shpalli më të mirët, kurse tash Federata e Hendbollit e Kosovës do të zgjedhë më të mirët e vitit 2010. Përveç hendbollit edhe taekwondo të hënën do të bëjë zgjedhjen e më të mirëve, në orën 12.00, në shtëpinë e sportit në Prishtinë, kurse xhudoja të martën po të njëjtin vend dhe të njëjtën orë do të shpallët më të mirët.

Në ditën e hënë (sot), Federata e Hendbollit e Kosovës do të shpallë më të mirët në të dyja konkurrencat (meshkuj e femra), ku do të jetë një konkurrencë shumë e fortë. Në konkurrencën e meshkujve kandidatë për të fituar epitetin e më të mirit Enis Kabashi i Prishtinës dhe Bardhyl Abazi i Kastriotit të Ferizajt, ndërsa te femrat do të jetë luftë mjaft e ashpër ndërmjet Mimoza Xhemajlit, Kaltrina Bekës e Luminje Hysenit.

Hendbolli ka vendosur t’i nderojë edhe pesë figura me çmimin për vepër jetësore, kurse këtë vit do të zgjedh vetëm një trajner më të mirin. Po ashtu do të zgjidhet klubi më i suksesshëm i vitit, çifti i gjyqtarëve më të mirë, punëtori më i dalluar sportiv si dhe do të nderohen të gjithë ata që ndihmuan në forma e ndryshme për sukseset e këtij sporti të pranuara me drejta të kushtëzuara në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF-it).

Hendbolli gjatë vitit 2010 ka pasur mjaft aktivitete të ngjeshura qoftë në rrafshin kombëtar, qoftë në rrafshin ndërkombëtar.

Edhe për Komisionin për zgjedhjen e më të mirëve do të jetë një sfidë e vështirë për të vendosur për më të mirin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat