Afati kalimtar dimëror - një javë

Sporti

Afati kalimtar dimëror - një javë

Më: 10 janar 2011 Në ora: 10:17

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vendosur që afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste të fillojë nga dita e sotme dhe të përfundojë me 17 janar.

Të gjitha klubet kanë mundësi që brenda afati një javor të përforcohen me hendbollist e hendbolliste vendase. “ Afati vlen për hendbollistët e hendbollistet vendase, të cilët janë të obliguar që në kuadër të miniafatit kalimtar të kalojnë në skuadrat e reja, të cilat kanë shprehur interesim, sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, hendbollistët, statusi dhe transferime tyre. Kjo nuk vlen për hendbollistë që vijnë nga klubet e shteteve të jashtme me certifikata ndërkombëtare të cilët drejt regjistrimi kanë deri më 28 shkurt të këtij viti sipas Rregullores së EHF-it dhe Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, hendbollistëve, statusi dhe transferime tyre”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat